Ta kursejmë ujin

Ta kursejmë ujin.
Ta çmojmë ujin edhe atëherë kur e kemi të bollshëm dhe jo vetëm atëher kur na mungon!
“Kurseje sot që ta kesh nesër”
Uji është jetë! Ta ruajmë dhe ta përdorim racionalisht.
Së bashku për një cilësi më të mirë të ujit.
E ardhmja varet nga veprimet që i marrim sot.
Ndryshimi fillon nga vetja!

Punime aktuale

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” është duke zhvilluar punime me intensitet të shtuar në realizimin e projekteve jetike për konsumatorët tanë .
Të ilustruara me foto nga vendi i ngjarjes, në këtë postim ju njoftojmë me punimet që aktualisht janë duke u bërë në lokacione të ndryshme në komunën e Gjakovës.
-Po zhvillohen punime në Brekoc 3, ku po intervenohet në alternativen me furnizim me ujë të pijes nëpërmjet metodës së gravitetit nga Bjeshka e “Babaj Bokës”. Zona e Brekoc 3 deri më tani furnizohej nëpërmjet sistemit të pompimit, me ralizimin e metodës së gravitetit do kursejmë më shumë energji elektrike, ndërsa konsumatorët e zonës do kenë sistem më funksional të furnizimit me ujë të pijes.
-Një tjetër intervenim mjaftë i rëndësishëm po ndodhë në lagjen “Koloni” të Gjakovës. Në jemi duke bërë zgjerimin e rrjetit për furnizimin me ujë në Oborrin Riciklues në Stacionin Transfer të Mbeturinave, ku KRM “Çabrati” do zhvillojë veprimtarinë në riciklimin e mbeturinave.
KRU “Gjakova” gjithnjë e më shumë po i afrohet realizimit të synimeve të saja, në zgjerimin e zonës së furnizimit me ujë cilësorë si dhe shërbime efikase për të gjithë zonën tonë të shërbimit.
KRU “Gjakova”sh.a
31.03.2021.

Impianti për Trajtimin e Ujërave të Ndotura

Impianti për Trajtimin e Ujërave të Ndotura

Pamjet më të reja, të realizuara me dron, nga punimet në Impiantin e Ujërave të Ndotura (ITUN) në Gjakovë.

 

KRU “Gjakova” në kuadër të manifestimit të Ditës Botërore të Ujit

KRU “Gjakova” në kuadër të manifestimit të Ditës Botërore të Ujit, mirëpriti në Stacionin e Prodhimit të Ujit, personat me aftësi ndryshe nga organizata Handikos Gjakovë.
Të pranishëm në këtë manifestim ishin Kryeshefi Ekzekutiv i KRU “Gjakova” z.Ismet Ahmeti, përfaqësues nga Shoqata e Ujësjellësve dhe Kanalizimit Kosovë, Zv. drejtor Bekim Juniku si dhe Albana Goranci dhe Dafina Karahoda përfaqësuese nga Zyrja Zvicerane për Zhvillim-CDI.
Poashtu një zëri nga të pranishmit u apelua që të vlerësohet uji i pijes, të shpenzohet racionalishtë dhe sëbashku të kontribuojmë për ruajtjen e resurseve ujore.
KRU”Gjakova” SH.A.
22.03.2021.

22 Marsi-Dita Botërore e Ujit

22 Marsi-Dita Botërore e Ujit!
Dita Botërore e Ujit e shënuar për herë të parë me 22 Mars 1993, kjo ditë shënohet me qëllim të tërheqjes së vëmendjes për kujdesin e ujit për pirje dhe apelimit të, të gjithëve që të ndihmojmë në menaxhimin sa me të mirë të burimeve të ujit.
Sasia e burimeve ujore varet kryesishtë nga dy faktorë; reshjet atmosferike dhe shfrytëzimi racional nga faktori njeri.
Jo vetëm në këtë ditë të shënuar, por në vazhdimësi KRU “Gjakova” apelon për kujdes të shtuar në shfrytëzimin e ujit të pijes, ndihmoni që të administrojmë ujin që përdorim në mënyrë të përgjegjëshme!
“Ta cmojmë ujin”!
KRU “Gjakova” Sh.A.
22.03.2021.

Njoftim

Edhe në këto ditë vikendi, ekipet e KRU “Gjakova” të angazhuar në pastrimin dhe dezinfektimin e ambienteve punuese të kompanisë.
Dezinfektimi po bëhet në të gjitha njësit, Gjakovë, Prizren dhe Rahovec!
KRU “Gjakova” gjithmonë në shërbim të qytetarëve!

Defekt

Defekt.
Të nderuar konsumatorë, ju njoftojmë se kemi defekt në gypin kryesor fi 200 në njësin e Rahovecit!
Për arsye të punimeve në lokalizimin dhe sanimin e defektit, mbesin pa furnizim me ujë të pijes një pjesë e qytetit të Rahovecit dhe fshati Brestovc.
Ekipet tona janë duke punuar në sanimin e defektit duke ndërmarrë të gjitha masat e duhura, që të rikthejnë sa më parë furnizimin me ujë.
Faleminderit për mirëkuptimin tuaj!
K.R.U.”Gjakova” SH.A.
12.03.2021.