• Përgjigjet për kualitetin e ujit të pijes nga burimi gjerë në stacion të filtrimit, si dhe pëcjellë kualitetin e ujit të pijes në rrjetën distributive.
  • Pëgjigjet për punën dhe disiplinën e punëtorëve në sektorin e punimit të ujit, digës dhe liqenit.
  • Bënë angazhimin e gjithë potencialit të vet të ekspertëve , punëtorëve dhe mekanizmit dhe pajisjes tjetër teknike që posedon ose që do të plotësojë në mënyrë që të jetë efikas dhe të kryejë këtë punë në kohë sa më të shpejtë dhe me rezultate të kënaqshme;
  • Bënë planin e punës, planin vjetor dhe të remonteve të mirëmbajtjes së objekteve në pikëpamje investive dhe të rregullt duke paraparë materialin e nevojshëm dhe pjesët e ndërrimit
  • Kryen mbikëqyrjen e punimeve në objektet e KRU “Gjakova” SH.A. që nuk janë përfunduar ende ose që do të kenë punë plotësuese deri në përfundimin e tyre të plotë investiv sipas mjeteve të lejuara deri më tash ose që do të lejohen tash e tutje;
  • Kujdeset për ruajtjen e dokumentacionit teknik investiv për të gjitha objektet e KRU “Gjakova” SH.A. në arhivën e tij;
  • Formon dokumentacionin e rregullt dhe kujdeset për ruajtjen e tij;
  • Është përgjegjës ndaj ligjeve shtetërore që rregullojnë veprimtarinë nga lëmit e profileve të këtij shërbimi dhe kujdeset që ti marrë masat gjegjëse sidomos nga mbrojtja higjieno- teknike dhe të mbrojtjes në punë;
  • Kujdeset që me punën e vet dhe masa preventive të mos vijë deri te dëmtimi i objekteve të KRU “Gjakova” SH.A ;
  • Përpilon planin e zhvillimit afatmesëm dhe afatgjatë si dhe zgjerimin e, rekonstruimin e objekteve të KRU “Gjakova” SH.A., në mënyrë që të sigurohet funksionaliteti dhe efikasiteti i plotë i punës së tij;
  • Në kuadër të vet dhe në kuadër tjetër plotësues projekton objekte hidroekonomike për Kompanisë dhe për palët e treta dhe me mjetet e veta ose plotësuese i realizon ato kur të sigurohen mjetet financiare;
  • Gjatë fazës së projektimit dhe ndërtimit bënë mbikqyerjen e plotë të tyre;
  • Kohë pas kohe pregaditë informata , raporte , mendime profesionale për Kompaninë  , kurse rregullishtë në çdo gjashtë muaj paraqet raportin vjetor e periodik mbi problemet e punës dhe rezultatet e arritura ;
  • Kujdeset për ndotjen e ujit si lëndë e parë prej burimit e gjërë në liqe në bazë të analizave laboratorike përcakton shkaktarin e ndotjes dhe organizon punën dhe masat e duhura.
  • Pëcjellë kualitetin e ujit prej burimit të ujit ,deri te shpenzuesi.
  • Si dhe detyrat tjera të cilat (mëtutje) mund të jenë të përshkruara në përshkrimin e bashkangjitur të punës ose të caktuara nga punëdhënësi.