Punime aktuale

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” është duke zhvilluar punime me intensitet të shtuar në realizimin e projekteve jetike për konsumatorët tanë .
Të ilustruara me foto nga vendi i ngjarjes, në këtë postim ju njoftojmë me punimet që aktualisht janë duke u bërë në lokacione të ndryshme në komunën e Gjakovës.
-Po zhvillohen punime në Brekoc 3, ku po intervenohet në alternativen me furnizim me ujë të pijes nëpërmjet metodës së gravitetit nga Bjeshka e “Babaj Bokës”. Zona e Brekoc 3 deri më tani furnizohej nëpërmjet sistemit të pompimit, me ralizimin e metodës së gravitetit do kursejmë më shumë energji elektrike, ndërsa konsumatorët e zonës do kenë sistem më funksional të furnizimit me ujë të pijes.
-Një tjetër intervenim mjaftë i rëndësishëm po ndodhë në lagjen “Koloni” të Gjakovës. Në jemi duke bërë zgjerimin e rrjetit për furnizimin me ujë në Oborrin Riciklues në Stacionin Transfer të Mbeturinave, ku KRM “Çabrati” do zhvillojë veprimtarinë në riciklimin e mbeturinave.
KRU “Gjakova” gjithnjë e më shumë po i afrohet realizimit të synimeve të saja, në zgjerimin e zonës së furnizimit me ujë cilësorë si dhe shërbime efikase për të gjithë zonën tonë të shërbimit.
KRU “Gjakova”sh.a
31.03.2021.