Kryeni me rregull pagesat ndaj ujit të shpenzuar

Konsumatorët të cilët kanë borxhe të akumuluara ndaj kompanisë , të kryejnë pagesat  e ujit, në të gjithë zonën e shërbimit të KRU “Gjakova”.  

Ç’do ditë jemi të detyruar të dërgojmë lëndë të borxhlinjve tek përmbaruesi privat, në mënyrë që të evitojmë këtë procedurë, kërkojmë nga konsumatorët të paguhen detyrimet ndaj ujit të shpenzuar 

Ju rikujtomë konsumatorëve se ekziston mundësia e ri programimit të borxhit, me kusht që të paguajnë 20% të vlerës të cilën e kanë borxh dhe pjesa tjetër do të ju ri programohet për 36 muaj, mundësi e pagesës së borxhit me këste. 

Faleminderit  konsumatorëve për korrektësinë dhe bashkëpunimin 

KRU “Gjakova”SH.A. 

26.04.2024

Ndërrimi i gypave të rrjetit të ujësjellësit

Në vazhdën e projekteve si bashkëfinancim me Komunën e Gjakovës vazhdojnë punimet në realizimin e projektit – “Ndërrimi i gypave të rrjetit të ujësjellësit. nga AC në PE, nga “Emin Duraku” deri në fshatin Osek Hyl-Gjakovë”

Gjatësia e gypit kryesor furnizues DN 315m/10bar është L 1100m, ndërsa me gjatësinë e gypave sekondar totali arrin në 6670m.Punimet e ekzekutimit të gypit të ri kanë përfunduar, tashmë jemi në procesin e kyçjeve individuale nga gypi i vjetër në gypin e ri.

Sipas marrëveshjes në realizimin e këtij projekti KRU "Gjakova" do të participojë me 51% ndërsa Komuna e Gjakovës me 49%, projekti në total përfshinë vlerën 326,575.74€.

KRU "Gjakova", mbetet e përkushtuar në realizimin e synimeve të saja, në zgjerimin dhe përmirësimin e zonës së furnizimit me ujë cilësorë si dhe shërbime efikase për të gjithë konsumatorët e saj.

KRU “Gjakova” SH.A. 26.02.2024

 

Bllokimet në rrjetin e kanalizimit

Ekipet e mirëmbajtjes së KRU “Gjakova”, njësia e ujërave të ndotura është gjithmonë në teren, në ndihmë të konsumatorëve në debllokim të kanalizimit.
Mirëmbajtja e rrjetit të kanalizimit si pastrimi i pusetave, zhbllokimi i kanalizimeve, është një punë sfiduese ku me hedhjen e mbeturinave të ndryshme ky proces po bëhet gjithnjë e më i vështirë.
Si pasojë e abuzimit të qytetarëve duke bërë hedhjen e mbeturinave të ndryshme në rrjet, vjen deri tek bllokimi i kanalizimeve.
Të ilustruara me foto kemi rastin në Fshatin “Drenoc” Komuna e Rahovecit, ku ekipet e kësaj njësie intervenuan në pastrimin/zhbllokimin, në rrjetin e kanalizimit, ku fatkeqësisht është e dhimbshme se çfarë është nxjerrë nga puseta.

KUJDES, ndaj rrjetit të kanalizimit sepse problemet e shfaqura në rrjetin e kanalizimit reflektojnë në kualitetin e jetës dhe mirëqenies suaj.

Faturimi Mobil

Faturimi mobil. 

Të nderuar konsumator ju njoftojmë se nga data 01.02.2024, kemi filluar me faturimin mobile me të cilin faturat ju dorëzohen në vend konsumatorëve. 

Me faturimin dixhital,  faturimi në teren nga lexuesit e KRU “Gjakova” do të jetë në kohë reale po ashtu dhe saktësia e leximit. Gjithashtu ju njoftojmë se  ka ndryshuar dhe forma e faturës duke mare parasysh politikat mjedisore, ekonomike dhe përshtatjen për konsumatorin. 

Me dixhitalizimin e faturimit po synojmë gjithnjë e më shumë në rritjen e cilësisë së shërbimeve ndaj konsumatorëve. 

 

Takimi me Komisionerën e Agjencisë për Informim dhe Privatësi

Kryeshefi Ekzekutiv Hasan Krasniqi, Kryesuesi i Bordit të Drejtorëve Urim Gashi si dhe Sekretarja e Kompanisë Saranda Vehapi në KRU “Gjakova”, sot mirëpriten në takim Komisionerën e Agjencisë për Informim dhe Privatësi, znj. Krenare Sogojeva Dërmaku si dhe bashkëpunëtoret e kësaj agjencie. 

Temë e diskutimit në këtë takim ishte ‘’ Zbatimi i Legjislacionit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale në Ndërmarrjet Publike’’, me qëllim  promovimin e së drejtës së privatësisë. 

Pjesëmarrësit e takimit një zëri u dakorduan që në mënyrë reciproke të punohet gjithnjë e më shumë në  synimin e ndërgjegjësimit të publikut rreth çështjeve të privatësisë, promovimin e praktikave më të mira për mbrojtjen e të dhënave personale dhe inkurajimin e institucioneve që të ndërmarrin hapa për të mbrojtur privatësinë. 

 

Xhirollogaritë Bankare

Me kërkesë të disa prej konsumatorëve në vazhdim ju bashkëngjisim, llogaritë bankare të KRU “Gjakova” ku ju mund të kryeni pagesat e ujit.

 

-Raiffaisen Bank: 1505001000871728

-NLB Banka: 1704001011052404

-PCB Banka: 1140010589000187

-Banka Ekonomike: 1402000001750688

-TEB Banka: 2018000002722674

-BPB Banka: 1306001500002065

-BKT Banka: 1930904868041195

 

Gjithashtu vazhdojnë punën me orarë të rregullt të gjitha pikat tona arkëtuese duke ju mundësuar lehtësira në qasjen për pagesa.

 

Duke kryer obligimet tuaja, na ndihmoni t’ju shërbejmë gjithnjë e më mirë në furnizim me ujë të pijes.

 

K.R.U. “GJAKOVA” SH.A

24.01.2024.

Memorandum i bashkëpunimit ndërmjet Universitetit “Isa Boletini”-Mitrovicë dhe KRU “Gjakova”.

Sot u nënshkrua një Memorandum i Bashkëpunimit në mes të Kryeshefit Ekzekutiv të KRU Gjakova – z. Hasan Krasniqi dhe Dekanit të Universitetit “Isa Boletini”-Mitrovicë, Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore z.Mensur Kelmendi.

Përmes këtij memorandumi të bashkëpunimit të dy  palët kanë shprehur vullnetin       dhe gatishmërinë për bashkëpunim dhe njohje të ndërsjellë duke synuar ngritjen dhe zhvillimin e mëtejshëm të kapaciteteve dhe njohurive profesionale. Qëllimi i bashkëpunimit  është që të kontribuohet në ngritjen e relevancës dhe përshtatshmërisë së sektorit të arsimit të lartë me ato të nevojave të tregut si dhe të sigurohet ndikimi pozitiv në rritjen e efektshmerisë së bizneseve në sektorin e inxhinierisë, dhe ekonomisë.

Njëkohësisht Studentët e FTU-së do ta zhvillojnë punën praktike-profesionale në Impiantin e Trajtimit të Ujërave të Ndotura në Gjakovë.

KRU “Gjakova” falënderon Universitetit “Isa Boletini”-Mitrovicë, që  vlerëson punën dhe profesionalizmin tonë ndërsa  ju urojmë suksese të gjithë studentëve që do kenë fatin të kryejnë praktiken universitare në Impiantin e Trajtimit të Ujërave të Ndotura!

 

KRU “Gjakova” SH.A.

15.12.2023.

 

Inspektimi i punimeve në teren nga Kryeshefi Ekzekutiv i KRU “Gjakova” Z. Hasan Krasniqi

Vizitë ju bë punimeve që po zhvillohen në rrugët “Skënderbeu”, “Ymer PrIzreni” “Edit Durham” “Migjeni” etj, në implementimin e projektit “Rehabilitimi i rrjetit të kanalizimit – Kosova Faza V&VI”.
Të pranishëm në inspektim të punimeve ishin dhe përfaqësues nga donatori KFW, përfaqësues nga konsulenca SRP dhe Hidroing si dhe punë kryesi “Alb Star”.
Kryeshefi Ekzekutiv z. Krasniqi, gjatë inspektimit shfaqi shqetësimet e tij lidhur me problematikat që janë paraqitur gjatë implementimit të këtij projekti, kryesisht gjendja e rrugëve pas intervenimit, duke kërkuar nga bashkëpunëtorët e projektit me prioritet rregullimin e infrastrukturës si shqetësim i qytetarëve banues në zonat e punimeve.
Vizitat u përmbyllën me një takim pune me përfaqësuesit e lartë përmendur për të analizuar dinamikën e punimeve, ndërsa sipas konkluzioneve të takimit infrastruktura rrugore të merret me prioritet si dhe punimet detyrimisht të kryhen deri në pranverën e vitit të ardhshëm sipas planit dinamik.
Përkundër presioneve të vazhdueshme ndaj Ujësjellësit rreth implementimit të këtij projekti nga opinioni publik, institucionet relevante, mediave:
Të dashur qytetarë ju sqarojmë se qëllimi i projektit është të përmirësojë mbledhjen e ujërave të zeza në qytetin e Gjakovës, duke kontribuar në mbrojtjen e burimeve të ujërave nëntokësore dhe sipërfaqësore, si dhe përmirësimin e kushteve të jetesës për popullsinë e qytetit sa i përket rehabilitimit të rrjetit të kanalizimit.
Ky projekt financohet përmes Bankës Gjermane për Zhvillim – KfW, vlera e projektit është 17.5 milion Euro, dhe do të ndahet në tri zona : Gjakovë, Pejë dhe Prizren.
Gjithmonë falënderues ndaj Qeverisë Gjermane që ka zgjedhur qytetin tonë për të implementuar një projekt kaq të rëndësishëm për popullsinë!
KRU “Gjakova” SH.A.
07.12.2023.

“Shkëmbimi i përvojave mes kolegëve Zvicerano – Kosovarë mbi Impiantet e Trajtimit të Ujërave të Ndotura (ITUN)”

“Shkëmbimi i përvojave mes kolegëve Zvicerano – Kosovarë mbi Impiantet e Trajtimit të Ujërave të Ndotura (ITUN)”
Sot në objektet e Impiantit për Trajtimin e Ujërave të Ndotura në Gjakovë, është mbajtur aktiviteti “Shkëmbimi i përvojave mes kolegëve Zvicerano – Kosovarë mbi Impiantet e Trajtimit të Ujërave të Ndotura” organizuar nga SHUKOS në bashkëpunim me VSA (Shoqata Zvicerane për Ujëra te Ndotura).
Ky aktivitet ka për qëllim shpalosjen e organizimit dhe funksionimit të tre ITUN-ve në Kosovë dhe eksperiencës të ndarë me pjesëmarrësit nga ekspert zviceranë. Aktiviteti po zhvillohet në kuadër të projektit “Zhvillimi i aftësive në Sektorin e Ujërave të Ndotura në Kosovë”
Në këtë aktivitet po marrin pjesë: Ekspertë nga 7 KRU-të në Kosovë, përfaqësues të WSRA, përfaqësues nga IMWC, përfaqësues të Ambasadës Zvicerane në Prishtinë, përfaqësues të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik të Kosovës si dhe përfaqësues të SHUKOS.
KRU “GJAKOVA” SH.A.
21.06.2023.

KRU “Gjakova” njofton për mos kyçje në rrjetin e ujësjellsit pa autorizim

KRU “Gjakova” përmes një njoftimi ka kërkuar mos kyçje në rrjetin e ujësjellësit pa autorizim.

Njoftimi i plotë i KRU “Gjakova” :

Njoftojmë konsumatorët e K.R.U Gjakova Sh.A, se për tu kyçur në Rrjetin e Ujësjellësit dhe Kanalizimit duhet të paraqitën paraprakishtë në Zyrat e Ndërmarrjes KRU “Gjakova” për tu pajisur me autorizim përkatës. Në të kundërtën të gjitha kyçjet e pa autorizuara konsiderohen kyçje ilegale dhe do të ndëshkohen sipas rregullores nr. 14/2021, nga Autoriteti Rregullativ i Ujërave (ARRU). 

Konsumatorët të cilët në çfardo lloj forme kyçen në rrjetë pa autorizimin përkatës nga KRU “Gjakova” do të dënohen sipas rregullores si dhe do aplikohet masa ndëshkuese për rikthimin e humbjeve të ujit.  

Ju faleminderit për mirëkuptim. 

KRU”Gjakova” SH.A. 

21.06.2023