Paraqiten turbullira në furnizimin me ujë të pijes në zonën e Rekës së Keqe.

Paraqiten turbullira në furnizimin me ujë të pijes në zonën e Rekës së Keqe.

Pas monitorimit dhe mostrave të mara para pak momentesh në zonën e furnizimit Reka e Keqe, është konstatuar se turbullira e ujit në këtë zonë është paksa e ngritur si pasojë e prurjes së madhe të ujit për shkak të shkrirjes së borës. Turbullira në furnizim me ujë të pijes janë shfaqur në burimin e ujit të “Bjeshkës Babaj Bokës” nga ku furnizohen konsumatorët e zonës.
Andaj ju sugjerojmë konsumatorëve të zonës-Reka e Keqe që ujin të mos e përdorin për pije, deri në lajmërimin tjetër nga KRU “Gjakova”.

KRU “Gjakova” SH.A.
06.05.2023

Comments for this post are closed.