Urime Viti i Ri 2019

Sot në Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “KRU Gjakova” ishte dita e fundit e vitit 2018.

Hapjen e këtij kokteji me punëtorët e kompanisë e bëri Kryesuesi i Bordit z.Fatos Koshi, i cili ishte i pranishëm së bashku me anëtarin e bordit z.Isuf Asllani, të cilët diskutuan të arriturat e kompanisë si kompania lidere në vendin tonë e më gjërë.

Më pas fjalën e mori Kryeshefi Ekzekutiv z.Ismet Ahmeti, i cili i përgëzoj punëtorët e kompanisë të cilën ai e udhëheq duke i falenderuar për punën e palodhshme. Ndër të tjera u cek se kompania “KRU Gjakova” gjatë vitit 2018 ka arritur ti zvogëloj humbjet deri në 43.5% si dhe nga 1 Janari 2019 të gjithë punëtoret e “KRU Gjakova” do të gëzojnë rritje të pagave me 13%.

Gjithashtu u nda mirënjohje për punëtoret më të dalluar të cilët janë: Faruk Polloshka, Himë Zeqa, Salih Spahija dhe Uran Luzha.
Poashtu Kryeshefi falenderoj të gjithë punëtorët dhe konsumatorët për përkrahje të vazhdueshme ndaj “KRU Gjakova”.

Për të gjithë Urime Viti i Ri 2019 nga kompania lidere në rajon - “KRU Gjakova”.