Sot u pensionuan Bilall Karadollami dhe Xhevat Hakaj në KRU “Gjakova”.

Sot u pensionuan Bilall Karadollami dhe Xhevat Hakaj në KRU “Gjakova”.
U pensionuan sot dy zotërinj të nderuar dhe punëtor ndër vite të Ujësjellësit tonë, Inxhinier Bilall Karadollami dhe Xhevat Hakaj nga Njësia e Kontrollës.
Inxh. Bilall Karadollami në periudha të ndryshme ushtroi profesionin e tij duke qenë në pozita të larta menaxheriale, me plot 39 vite përvojë pune në Departamentin Teknik si inxhinier specializant për hidro, z. Karadollami kontribuoi në mbikëqyrjen, mirëmbajtjen, projektimin, zhvillimin e shumë projekteve të rëndësishme për rrjetin e ujësjellësit.
Ndërsa z.Xhevat Hakaj dha kontributin e tij mese 11 vite në Njësinë e Kontrollës duke qenë dhe ish shef i po kësaj njësie.
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” , do të jetë gjithmonë falënderuese për kontributin tuaj dhe urojmë që shëndeti dhe lumturia të ju përcjell edhe në vitet e pensionimit.

Write a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.