
Reduktime të furnizimit me ujë
Reduktime të furnizimit me ujë në Rahovec si pasojë e reduktimeve të energjisë elektrike.
Për shkak të reduktimeve të energjisë elektrike njoftojmë konsumatorët e qytetit të Rahovecit se do të ballafaqohen me mungesë të furnizimit me ujë të pijes.
Stacionit të Pompave Rahovec 1, nga ku furnizohet qyteti me ujë qysh nga dita e djeshme ka filluar ti ndërprehet energjija elektrike në emër të reduktimeve nga KOST, andaj konsumatorët mund të ballafaqohen me reduktime të ujit brenda 24 orëve.
KRU “Gjakova” SH.A.
18.08.2022.
Write a Comment