Po vazhdojnë me intensitet të shtuar punimet në..

Po vazhdojnë me intensitet të shtuar punimet në Impiantin për Trajtimin e Ujërave të Ndotura.

Edhe në këto ditë ku po ballafaqohemi me pandeminë Covid-19, përkushtimi i kompanisë KRU "Gjakova"sh.a ndaj projekteve madhore nuk ndalet.

Kryeshefi Ekzekutiv z. Ismet Ahmeti gjatë vizitës së sotme në Impiantin e Ujërave të Ndotura, falenderoi puntorët për punën e bërë, gjithashtu ofroi gjithë mbështetjen e tij që ky projekt të finalizohet sa më parë meqenëse është një ndër projektet më të rëndësishme për Komunën e Gjakovës.