Përfaqësues nga Banka Gjermane për Zhvillim, vizitë Impiantit të Ujërave të Ndotura në Gjakovë

Përfaqësues nga Banka Gjermane për Zhvillim, vizitë Impiantit të Ujërave të Ndotura në Gjakovë.
Sot përfaqësues nga Banka Gjermane për Zhvillim (KFW), vizituan Impiantin e Trajtimit të Ujërave të Ndotura, të cilët të mirëpritur nga UD i Kryeshefit Ekzekutiv të KRU ”Gjakova” z.Visar Hasi si dhe stafi menaxherial i kompanisë u njoftuan nga afër rreth këtij projekti të ITUN si dhe ecurisë së punimeve.
UD i Kryeshefit Ekzekutiv Visar Hasi, shprehu falënderimet për gjithë angazhimin dhe mbështetjen në shumë projekte të rëndësishme që Qeveria Gjermane i ka dhënë kompanisë KRU “Gjakova” e në veçanti për rolin e saj të rëndësishëm në realizimin e projektit të ITUN.
Impianti I Trajtimit të Ujërave të Ndotura në Gjakovë, është bashkëfinancim nga Qeveria Zvicerane, Qeveria Gjermane si dhe Komuna e Gjakovës, vlera totale e këtij projekti është 16.8 milion euro.
Impianti pritet të funksionalizohet brenda vitit 2021.
KRU “Gjakova” SH.A.
10.11.2021.

Write a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *