Nxënës të klasëve të IV-ta të SHMU “Zekeria Rexha” sot vizituan Stacionin e Filtrimit

Nxënës të klasëve të IV-ta të SHMU “Zekeria Rexha” të shoqëruar nga mësueset e tyre, sot vizituan Stacionin e Filtrimit të KRU Gjakova.

Ata u njohën me procedurat e përpunimit të ujit.

KRU Gjakova falenderon Shkollat të cilat në mënyrë të organizuar sjellin nxënësit që ta vizitojnë Fabrikën dhe të vetëdijësohen për rëndësinë e ujit.