Njoftim

Të nderuar konsumatorë,

Ju njoftojmë që një person i pa autorizuar ka ndërhyrë në rrjetin tonë të ujësjellësit dhe ka dëmtuar gypin kryesor që furnizon një pjesë të madhe të qytetit të Gjakovës - gjegjësisht pa ujë kanë mbetur konsumatorët në tërë Bllokun e Ri - përfshirë edhe institucionet që gjenden në atë pjesë të qytetit dhe shqetësues për ne është fakti që aty gjendet edhe Spitali i Gjakovës.

Është njoftuar dhe Policia për këtë rast, dhe ekipet tona menjëherë kanë dalur në teren dhe po mirren me rastin.

Ekipet do të mundohen që ta rikthejnë sa më shpejtë furnizimin me ujë.

Ju lusim për mirëkuptim.