Ndërprerje e furnizimit me ujë për disa lagje të Komunës së Gjakovës

Ndërprerje e furnizimit me ujë për disa lagje të Komunës së Gjakovës.
Të nderuar konsumator,
ju njoftojmë se punimet në shtrirjen e gypit të ri në rrugën “Skënderbeu” do të vazhdojnë edhe sot, projekt ky i cili është bashkëpunim me Komunën e Gjakovës.
KRU “Gjakova” është duke intervenuar në ndërrimin e gypit të vjetër ekzistues nga AC ∅300mm me gypin e ri PE100 RC DN 315mm.
Si pasojë e këtij intervenimi, sot datë: 13.04.2022, do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë nga ora, 10:00 deri në ora 16:00.
Rrugët të cilat përfshihen në këtë ndërprerje janë:
1. Rr.”Skënderbeu”
2. Rr.”Xhafer Lipoveci”
3. Rr.”Migjeni”
4. Rr.”Xhevat Hoxha”
Faleminderit për mirëkuptimin tuaj!
KRU “Gjakova” Sh.A.
13.04.2022..

Write a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.