Me mbizotërimin e ditëve të ngrohta është rritur edhe keqpërdorimi i ujit të pijes

Me mbizotërimin e ditëve të ngrohta është rritur edhe keqpërdorimi i ujit të pijes.
KRU “Gjakova” ju njofton që ekipet tona të Kontrollës dhe Çkyqjes janë 24/7 në teren.
Sot, Ekipi kontrollues gjatë inspektimit ka identifikuar 3 raste të lidhjeve ilegale në rrjetin e ujësjellësit, të trija rastet janë identifikuar në fshatin Molliq-Gjakovë që korespodojnë me pronarët; B.Z, F.A si dhe I.A. Ndaj personave përgjegjës KRU “Gjakova” do të iniciojë lëndët në Gjykatë.
Apelojmë tek konsumatorët që të kenë kujdes në shfrytëzimin sa më racional të ujit, si dhe të bashkëpunojnë me ekipet tona në teren, drejt qëllimit për furnizim cilësor dhe 24 orë pa ndërprerë.
KRU “Gjakova” SH.A.
11.08.2022.

Write a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.