Informatë rreth cilësisë së ujit

Loader Loading...
EAD Logo Taking too long?

Reload Reload document
| Open Open in new tab
Pas defektit në gypin kryesor fi 1100 dhe pas rikthimit të furnizimit me ujë, ekipet e Laboratorit të akredituar të KRU “Gjakova”, intensivisht janë angazhuar në monitorimin dhe kontrollimin e cilësisë së ujit të pijshëm nëpër pika të ndryshme mostrimi.
Është vërejtur një shqetësim tek konsumatorët lidhur me prezencën e fluskave të ajrit që ujit vizualisht i jep një pamje të turbullirës së bardhë, por ne garantojmë që nuk ka vend për shqetësim,vlerat e turbullirës sillen brenda kuotave normale, por prezenca e fluskave të ajrit nëpër gypa bëhet gjithmonë pas rikthimit të furnizimit për shkak të presionit të qarkullimit të ujit.
Gjatë 24 orëve bëhet kontrollimi i kualitetit të ujit bazuar në Standardet cilësore aplikative (U.A 16/2012) dhe ato Evropiane (Udhëzimi – Direktiva 98/83/EC) mbi kualitetin e ujit për përdorim nga njerëzit.
Kontrollat ditore bazike dhe periodike të parametrave fiziko-kimik dhe bakteriologjik, bëjnë që uji i pijshëm të jetë i sigurtë 100% për konsum nga njeriu.
Me fjal të tjera ndjehuni të sigurtë në konsumimin e ujit për pije i cili është jashtëzakonisht cilësor.
KRU “Gjakova”sh.a.
11.06.2021.

Elememinohet defekti ne gypin kryesor fi 1100

Elememinohet defekti ne gypin kryesor fi 1100.
Pas një pune maratone nga ekipa e KRU “Gjakova” e cila ka punuar gjatë gjithë natës, sot në orën 06:00 të mëngjesit, kemi arritur që ta sanojmë defektin dhe furnizimi me ujë është rikthyer për të gjithë konsumatorët!
Falenderime të panumërta për ekipet teknike të ujësjellësit KRU “Gjakova” të cilët janë në shërbim të qytetarëve 24 h pa ndërprerë.
Faleminderit dhe konsumatorëve për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin e treguar!
KRU “Gjakova” sh.a.
10.06.2021.

Njoftim rreth furnizimit me ujë

Vazhdojnë punimet në sanimin e defektit në gypin kryesorë fi 1100.
Të nderuar konsumator, ju njoftojmë se ekipet e KRU “Gjakova” ende janë duke punuar në sanimin e defektit i cili ndodhi sot gjatë orëve të pasdites në fshatin Zhdrell.
Gjatë punimeve ekipet punuese kanë hasur në problematika të pa parashikuara, si pasojë e kësaj sanimi i defektit mundë të zgjasë edhe për disa orë.
Njëkohësisht ju njoftojmë se jemi në limitet e furnizimit nga rezervuarët, gradualishtë do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë në të gjitha njësit e operimit Gjakovë, Rahovec dhe Prizren.
Ekipet tona do të vazhdojnë të punojnë deri në orët e vona të natës, duke bërë përpjekje maksimale që sa më parë të jetë e mundur të rikthejmë furnizimin me ujë.
Kërkojmë mirëkuptimin tuaj!
KRU Gjakova sh.a
09.06.2021.

Njoftim

Të nderuar konsumator,
ju njoftojmë se kemi defekt në fshatin Zhdrell në gypin kryesor fi 1100, i cili gyp furnizon me ujë të pijes të gjitha njësit e operimit, Gjakovë, Rahovec dhe Prizren.
Momentalishtë furnizimi me ujë është duke u bërë nga rezervuarët të cilët janë duke punuar me kapacitet të plotë, të cilët mundë të përballojnë kërkesat e konsuamtorëve deri në eleminimin e defektit.
Vlen të ceket se në disa pjesë të Rahovecit dhe Prizrenit mund të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë.
Apelojmë tek konsumatorët që gjatë këtyre orëve deri në eleminimin e defektit i cili është i një natyre më të komplikuar, ta shfrytëzojnë ujin në mënyr sa më racionale.
Ekipet tona janë në vend ngjarje me të gjitha mjetet e nevojshme duke u përpjekur maksimalisht që sa më shpejtë të bëjnë sanimin e defektit.
Për ç’do zhvillim sa i përket furnizimit me ujë, KRU “Gjakova” do tju mbaj të informuar paraprakishtë nga faqja zyrtare e saj, ç’do publikim jashtë faqes zyrtare të KRU “Gjakova” është lajm dezinformues.
Faleminderit për mirëkuptimin tuaj!
KRU “Gjakova” sh.a.
09.06.2021.

Vërejtje

Ç’do ndërhyrje e paautorizuar në Rrjetin e Ujësjellësit, është vepër penale e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës .
Të nderuar qytetar,
duke marë shkas nga disa banorë të pandërgjegjshëm të cilët gjatë intervenimeve private ndërhyjnë duke ndalë ujin nga rrjeti i ujësjellësit, i cili është nën menaxhimin e KRU “Gjakova”, ju kujtojmë se ndërhyrjet e tilla janë të kundërligjshme dhe si pasojë janë të dënueshme.
K.R.U. “Gjakova”SH.A, me synim të mbrojtjes së Rrjetit të Ujësjellësit paralajmëron të gjithë qytetarët se ndaj personave të cilët nuk respektojnë këto ndalesa dhe hasim në veprime të tilla do të pasojnë dënimet e parapara sipas akteve ligjore dhe do të inicohet kallëzim penal.
KRU “Gjakova” apelon tek të gjithë konsumatorët që në rast se vërejnë ndonjë parregullësi të bashkëpunojnë duke kontaktuar në numrat e njësive gjegjëse;
-Njësia Gjakovë, 0390-320-503 si dhe 0390-330-001.
-Njësia Rahovec, 049-732-789.
-Njesia Prizren, 049-732-115.
-Njësia e Rekës së Keqe, 049-732-567 si dhe 049-732-006.
Poashtu mund të na shkruani në faqen tone në Facebook, KRU “Gjakova” SH.A-Gjakovë si dhe në info@kru-gjakova.com.
KRU “Gjakova” ju falenderon për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj!
07.06.2021.

Eleminohet defekti ne Xërxë

Eleminohet defekti ne Xërxë, faleminderit ekipes së KRU “Gjakova”, për perkushtimin e treguar në sanimin rekord të defektit si dhe faleminderit konsumatorëve për durimin dhe mirëkuptimin e tyre!

Defekt

Të nderuar konsumatorë, ju njoftojmë se kemi defekt në gypin kryesor fi 600 në Xërxë.
Për arsye të punimeve në lokalizimin dhe sanimin e defektit, pa furnizim me ujë mbetet Komuna e Rahovecit, Njësia e Prizrenit si dhe disa fshatra të Komunës së Gjakovës.
Ekipet tona janë duke ndërmarrur të gjitha masat e duhura në eleminimin e defektit, mirpo për shkakë të natyres së vështirë të defektit si dhe terenit jo të përshtatshëm punimet në sanimin e defektit mundë të zgjasin disa orë.
Ju faleminderit për mirëkuptimin tuaj!
K.R.U.”Gjakova” sh.a.
30.05.2021.

Po kryhen punime në rrjetin e Ujësjellësit në fshatin Cermjan-Gjakovë

Po kryhen punime në rrjetin e Ujësjellësit në fshatin Cermjan-Gjakovë.
Për shkak të rrjetit të vjetërsuar, terenit jo të përshtatshëm si dhe defekteve të shpeshta që janë paraqitur në këtë zonë, intervenimi ishte i domosdoshëm nga KRU “Gjakova”.
Me këtë rast po bëhet vendosja e gypit të ri Ø 63, 16 bar, duke stabilizuar furnizimin dhe eleminimin e defekteve në fshatin Cermjan.
KRU “Gjakova”sh.a
25.05.2021.