KRU “Gjakova”, konsumatorëve të saj: Kryeni detyrimet, në të kundërtën jemi të detyruar që lëndët t’i dërgojmë përmbarim

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova”, ka ftuar konsumatorët të cilët nuk i janë përgjigjur detyrimeve ndaj ujësjellësit kundrejt ujit të shpenzuar, që t’i kryejnë obligimet e tyre, në të kundërtën thonë se janë të detyruar që lëndët t’i dërgojnë në procedurë përmbarimore.

Përmes një komunikate për medie, KRU “Gjakova”, thotë se kjo gjë vlen për Gjakova, Rahoveci dhe Prizreni.

“Ftojmë të bëni pagesat për arsye të mos grumbullimit të borxhit, si dhe stabilitetit financiar të kompanisë duke qenë se operojmë si kompani vetëfinancuese dhe pagesat e juaja kontribuojnë drejtë për drejtë në shërbime të cilat ofrojmë dhe efikasitetin e prodhimit”, thuhet në komunikatë.

“KRU “Gjakova” njëherit ua rikujtonë konsumatorëve se ekziston mundësia e riprogramimit të borxhit, me kusht që të paguajnë 20% të vlerës të cilën e kanë borxh dhe pjesa tjetër do të ju riprogramohet për 24 muaj, mundësi e pagesës së borxhit me këste. Mbesim me shpresë se njoftimi ynë do të respektohet nga ana juaj”, thuhet në fund të komunikatës.

Write a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.