KRU Gjakova fton të gjitha shkollat që ta vizitojnë Stacionin e Filtrimit

Fëmijë nga Shkolla "Mehmet Akif", "Fehmi Agani" si dhe Klubet e Gjelbërta të të gjitha shkollave nën ombrellën e "Green Art Center".

Edhe Kryeshefi Ekzekutiv i KRU "Gjakova" z.Ismet Ahmeti, i priti disa nga këta nxënës.
Të gjithë u ndanë të kënaqur nga kjo vizitë.

KRU Gjakova fton të gjitha shkollat që ta vizitojnë Stacionin e Filtrimit me qëllim që nxënësit të shohin nga afër procedurën e përpunimit të ujit dhe të vetëdijësohen edhe më shumë për rëndësinë e ujit.