KRU Gjakova e përkrah Muajin i Solidaritetit

Nga 1-31 Tetor është aksioni tradicional “Muaji i Solidaritetit”.

KRU Gjakova e përkrah këtë aksion të Kryqit të Kuq, dhe atë duke i antarësuar të gjithë punëtorët e KRU Gjakova në Kryqin e Kuq - Dega Gjakovë.

Sot në emër të Kryeshefit Ekzekutiv z. Ismet Ahmeti, në takim me Sekretaren e Kryqit të Kuq - Dega Gjakovë - znj. Fllanza Lama, ishte Zëdhënësja e Kompanisë - znj. Kaltrina Rudi.

Në këtë takim u nënshkrua një marrëveshje bashkëpunimi në mes të KRU Gjakova dhe Kryqi i Kuq - Dega Gjakovë, në mbështetje të aktivitetit humanitar që zhvillon Kryqi i Kuq.

Znj. Fllanza Lama, u shpreh shumë e kënaqur që është arritur kjo marrëveshje bashkëpunimi.

Kurse znj. Kaltrina Rudi tha që KRU Gjakova është gjithmonë e gatshme që të ndihmojë Kryqin e Kuq, sepse dihet aktiviteti madhor i kësaj organizate, në ndihmë të familjeve në nevojë.

KRU Gjakova inkurajon të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë që ti bashkohen Kryqit të Kuq.