Kosova qëndron mirë sa i takon qasjes në ujë

Mbi 90 për qind e banorëve të Kosovës janë të përfshirë në sistemit e ujësjellësit, por sfidë mbetet trajtimi i ujërave të zeza dhe pengimi i humbjeve të ujit.

Kështu u tha tryezën e organizuar në Gjakovë me rastin e Ditës Botërore të Ujit, ku temë diskutimi ishte kujdesi ndaj ujit.

Kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini u shpreh i bindur se në vitin 2019 do e zgjedhin problemin e ujit të pijshëm edhe në me shumë se 30 fshatra të Gjakovës.

Kryeshefi ekzekutiv i Kompanisë Rajonale të Ujërave "Gjakova", Ismet Ahmeti tha se janë duke punuar për të siguruar cilësi dhe ujë të pijshëm 24 orë për të gjithë banorët e këtij regjioni.

Afrim Lajqi nga Këshilli Ndërministror i Qeverisë së Kosovës, tha se mbi 90 për qind e popullatës në Kosovë janë të kyçur në sistemin e ujësjellësit, por që problem mbetet sasia e madhe e ujit që humbë për shkak të mos izolimit të mirë.

Ai tha se sfidë mbetet menaxhimi i ujërave të zeza pasi që Kosova vetëm sa ka hyrë në fazën punuese në këtë fushë. /KosovaPress/