Komunikatë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit "Gjakova" sh.a, lëshon këtë komunikatë si demantim i deklaratave të pabaza nga individë jo kompetent transmetuar në televizionin T7 me datë 05.05.2020 lidhur me defektin e ndodhur në fshatrat Rashkoc dhe Cermjan.

KRU "Gjakova" njofton opinionin publik se personi me inicialet Z.U. banorë i fshatit Cermjan i paraqitur në storien e lartë cekur, nuk furnizohet me ujë nga ujësjellësi i kompanisë sonë, prandaj lajmi se ka probleme me furnizim nuk ekziston.

Për hirë të korektesisë dhe sqarim të opinionit publik ju njoftojmë se furnizimi ne këtë zonë është 24\7 me shërbime dhe ujë cilsorë nga KRU "Gjakova".

Të indinjuar nga një deklarim i till, KRU "Gjakova" sh.a, po shqyrton mundësit ligjore për të ngritur padi ndaj të njëjtit Z.U, për informacione të pavërteta, shpifje me qëllim uljen e imazhit të kompanisë së Ujësjellësit KRU "Gjakova".