Ka filluar projekti për përfundimin e punimeve

Sot me datë: 25.10.2018, ka filluar Projekti: Përfundimi i punimeve të ujësjellësit për 28 fshatra të Komunës së Gjakovës.

Projekti do të implementohet nga: Grupi i Opratorëve Ekonomik: Kosovo Water and Energy SH.P.K. & Joos Krasniqi - Bazë SH.P.K.

Projekti do të financohet nga: Qeveria e Kosovës, përfshirë Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Komunën e Gjakovës dhe KRU Gjakova.

Vlera financiare e projektit është: 2,173,820.84 €.

Uji do të jetë shumë cilësor sipas standardeve të kërkuara sipas IKSHPK, dhe do të përpunohet edhe përmes filtrave të shpejtë.

Kapaciteti shfrytëzues i ujit për të gjitha fshatrat, llogaritet të jetë: 40-50 l/sec, ndërsa ardhja minimale ka kapacitet prej 90-100 l/sec.

Pas rregullimit të kaptazhit dhe gypave shtytës nga bjeshka, punimet do të vazhdojnë nga fshati Batushë deri në Vogovë, përfshirë edhe Lugun e Carragojës deri në Mejë.

Në fazën e parë, kanë qenë të përfshira 12 fshatra, ndërsa tani janë të përfshira mbi 28 fshatra.

Punimet priten të përfundojnë në fund të muajit Tetor 2019.