Inventarizimi i konsumatorëve

Inventarizimi i konsumatorëve.

Të nderuar konsumatorë,
në një të ardhme të afërt, KRU “Gjakova”, pritet të pajiset me një sistem të avancuar kompjuterik, me qëllim që shërbimet ndaj konsumatorëve dhe puna e personelit të kompanisë të jenë në hap me kohën. Që ky sistem i avancuar t’i shërbej qëllimit, KRU “Gjakova”, së shpejti do të filloj me procesin e inventarizimit/përditësimit të të dhënave të konsumatorëve të saj.

Përsoneli i cili është i trajnuar me kujdes, do të angazhohet në terren duke vizituar secilin konsumator me qëllim të përditësimit të të dhënave të hollësishme të konsumatorëve si; të dhënat përsonale, të dhëna mbi ujëmatësin, shërbimet e ofruara, shqetësimet e mundshme të konsumatorëve, etj.

Prandaj, KRU “Gjakova” me plot mirëdashësi, lut konsumatorët që të bashkëpunojnë dhe të ndihmojnë personelin tonë në përmbushjen e kësaj detyre.

KRU “Gjakova” SH.A.
12.04.2022.

Write a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.