Është ndarë nga jeta kolegu ynë Rrahman Pnishi!

Të nderuar miq dhe kolegë të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Gjakova”, me pikëllim njoftojmë se sot në moshën 63 vjeçare, është ndarë nga jeta kolegu ynë Rrahman Pnishi!
Rrahmanin do e kujtojmë gjithmonë si punëtor të dalluar, fjalëpak, i sjellshëm dhe i respektueshëm me të gjithë!
Kryeshefi Ekzekutiv i KRU “Gjakova” z.Hasan Krasniqi si dhe gjithë kolegët e kompanisë, shprehin ngushëllimet më të sinqerta për familjen Pnishi!
Comments for this post are closed.