Defekt në Gradish, Komuna e Rahovecit!

Të nderuar konsumatorë, ju njoftojmë se kemi defekt në gypin kryesor fi 300 në Gradish, Komuna e Rahovecit!

Për arsye të punimeve në lokalizimin dhe sanimin e defektit, jemi detyruar të ndërpresim furnizimin me ujë për fshatrat Gexhë, Radostë, Ratkoc, Vranjak, si dhe një pjes e fshatit Dejnë.

Ekipet tona janë duke punuar në sanimin e defektit duke ndërmarrë të gjitha masat e duhura, mirpo për shkak të natyrës së defektit si dhe terenit jo të përshtatshëm mundë të ketë vonesë në sanim të defektit.

Kërkojmë mirëkuptimin e banorëve të zonës!

K.R.U.”Gjakova” SH.A.
05.03.2021.

Comments for this post are closed.