Defekt, ndërprerje e furnizimit me ujë

Defekt, ndërprerje e furnizimit me ujë.
Të nderuar konsumatorë,
ju njoftojmë se operatori ekonomik gjatë ekzaminimit të gypave, ka shkaktuar dëmtimin e gypit ∅200 në rrugën “Gjon Nikollë Kazazi”-Gjakovë.
Pa furnizim me ujë të pijes duke u atakuar nga ky defekt janë fshatrat; Jahoc, Orize si dhe lagjet “Brekoc”, “Mullah Jusuf” dhe “Dëshmorët e Lirisë” të Komunës së Gjakovës.
Ekipet tona janë angazhuar me të gjitha kapacitetet në sanimin e këtij defekti, për të rikthyer sa më parë furnizimin me ujë!
KRU “Gjakova” Sh.A.
11.04.2022.
Comments for this post are closed.