Sot u realizua monitorimi i implementimit të projekteve

Sot u realizua monitorimi i implementimit të projekteve të cilat po realizohen nga Operatoret Ekonomik dhe po monitorohen nga Inxhinierët e Kompanisë KRU Gjakova.

U monitoruan projektet:
• Ndërrimi i kolektorëve kryesor në Komunën e Gjakovës;
• Nërrimi i pompave dhe instalimi i gypit shtytës në Bregdri;
• Punimi i rezervuarit dhe stacionit të pompave në Palluzhë dhe
• Instalimi i rrjetit sekondar të ujit të pijes në fshatin Lubizhdë e Hasit.

Të gjitha këto investime do të ndikojnë në rritjen e kapacitetit të furnizimit me ujë dhe cilësinë e ujit për të mirën e konsumatorëve, por gjithashtu do të ndikon edhe në uljen e % së humbjeve në Kompani.

Sot kanë filluar punimet fizike në zëvendësimin e kolektorëve

Sot kanë filluar punimet fizike në zëvendësimin e kolektorëve të qytetit në kuadër të projektit "Eliminimi i Ujërave të Ndotura në Jug-Perëndim të Kosovës Faza III – Gjakovë".

Punimet kanë filluar në Rrugën "Ymer Pula" me zëvendësimin e kolektorit II të qytetit.

Projekt i financuar nga Qeveria Zvicerane përmes SECO, Republika Federale Gjermane përmes KFW dhe Komuna e Gjakovës.

Vlera e përgjithshme e projektit është: 16,800,000€, duke përfshirë në ketë vlerë edhe Impiantin e Ujërave të Ndotura.

z. Ismet Ahmeti falenderon të gjithë për përkrahje

Fabrika për përpunimin faza e II është paraparë të përfundoj në vitin 1995 por kjo fabrikë përfundoj tani.

Finalizimi i projketit faza II ka kushtuar rreth 7 milion euro. Kjo ëndërr po bëhet realitet duke ju falënderuar Qeverisë së Kosovës, Komunës së Gjakovës dhe konsumatorëve tanë.

Me ndertimin e kësaj fabrike do të rritet kapaciteti nga 500l/sec në 1000l/sec. Unë nga sot ju siguroj të gjithë konsumatorëve se do të vazhdojmë t’i furnizojmë 24 orë me ujë.

Falënderoj kompaninë Prevlaku që ka përfunduar punimet në afat kohor dhe cilësor, gjithashtu falënderoj bordin e drejtorëve, konsulentët Gjerman, bashkëpunëtorët dhe stafin e kompanisë tonë për kontributin maksimal si dhe inxhinieret e KRU-së që punuan 24 orë pa u lodhur për përfundimin e kësaj vepre.

Synimet e kompanisë tonë nuk përfundojnë këtu, ne do të vazhdojmë me projektet e radhës për 31 fshatra të Rekës, që do të përfundoj në tetor të 2019-ës.Furnizimi i këtyre fshatrave do të bëhet nga Bjeshket e Nemura për këtë investim të radhës falenderoj partnerët tanë dhe Qeverinë e Kosovës si dhe Komunën e Gjakovës.

Në këtë rast falënderoj partnerët tanë për bashkpunim Qeverinë Gjermane dhe atë Zvicerane me të cilet kemi bashkpunim të shkëlqyer dhe pa ndihmen e tyre nuk do të ishim këtu. Do të bëhet investimi i ujrave të Zeza dhe Kolektorve me shumë mbi 20 milion euro.

Ne si kompani në rritje e siper synojmë të jemi lider me kompanitë Evropiane dhe prioriteti ynë do të jetë ndërrimi i gypave të Azbestit dhe vendosja e ujëmatësve të menqur, me këtë investim të radhës falenderojmë Kryeministrin Haradinaj dhe Ministrin Lluka.

Nga sot ju siguroj që kemi kapacitet të zgjerimit për furnizim edhe për këto Komuna: Malishevë, Suharekë, Mamush dhe Prizren. Projektet i kemi të gatshme dhe i kemi dorzuar në Ministri.

Duke ju falenderuar përzemërsisht edhe një herë ju garantoj Qeverinë e Kosovës, Donatorët dhe Konsulentet se çdo cent do të kthehet i sigurt në investim dhe shërbim për qytetarët tanë.

Ju faleminderit për pjesëmarrje.

Kryeministri, Gjakova lider në betejën për ujë

Gjakova është kthyer në lider në betejën për ujë. Kënaqësi e veçantë të marr pjesë në përurimin e Impiantit të ujit të pijes, në stacionin e filtrimit te Liqeni i Radoniqit, që zgjidh këtë problem ekzistencial për mijëra banorë të zonës.

Për Kosovën, investim i drejtpërdrejt dhe strategjik për rritjen e performancës në të gjitha segmentet e ekonomisë janë ujëmbledhësit.

Nga përmbyllja e infrastrukturës rrugore dhe fabrikat e ujit të pijes, së shpejti do të kalojmë në projektet për trajtimin e ujërave të zeza dhe shtretërve të lumenjve. Në këtë drejtim, përkrahja e shteteve mike ka qenë dhe mbetet e domosdoshme.

Me mbështetjen e tyre dhe të Qeverisë, komunat tona po realizojnë projekte madhore, duke ngritur cilësinë e jetës së qytetarëve.