Njoftim

Njoftojmë konsumatorët e KRU “Gjakova” në fshatin Lubizhdë e Hasit, se për shkak të rehabilitimit të rezervuarit në këtë fshat dhe kyçjes së nyjeve kryesore pas ndërrimit të rrjetit sekondar, KRU “Gjakova” SH.A. është e detyruar ta ndërpresë furnizimin me ujë deri në finalizimin e punimeve nga sot: 15.11.2018 deri me datë: 18.11.2018.

Kërkojmë mirëkuptim nga banorët e fshatit Lubizhdë, pasiqë ky intervenim po bëhet për furnizimin më të mirë dhe më cilësor të qytetarëve me ujë.

Ky investim po bëhet nga KRU Gjakova dhe Komuna e Prizrenit.

Njoftim nga KRU Gjakova

Njoftim,

KRU Gjakova njofton Konsumatorët që banojnë në rrugët "Washington", "Mic Sokoli" dhe "Lidhja e Prizrenit", se kohë pas kohe do të kenë ndërprerje të vogla të furnizimit me ujë, për shkak të ndërrimit të gypave të kanalizimit.

Faleminderit për mirëkuptimin tuaj.

KRU Gjakova po merr pjesë në Konferencën

KRU Gjakova po merr pjesë në Konferencën dhe Ekspozitën e gjashtë të përbashkët ballkanike e cila po mbahet në Tiranë.

Tema e këtij viti është “Uji dhe Natyra”.

Janë 30 pjesëmarrës nga KRU Gjakova në krye me Kryeshefin Ekzekutiv z.Ismet Ahmeti.

Në regjionin e Dushkajes fillon instalimi i kyçjes

KRU "Gjakova" nuk po ndalet në zgjerimin e zones së shërbimit.

Sot me datë: 01/11/2018, kompania ka filluar instalimin e kyçjeve sekondare/familjare në Regjionin e Dushkajes.

Falë angazhimeve të palodhshme të Kryeshefit Ekzekutiv z.Ismet Ahmeti, edhe Dushakaj me mbi 3000 banorë, së shpejti do të mbulohet me furnizim me ujë cilësor 24 orë, nga KRU Gjakova.

Sot instalimi i ujit fillojë nga vatra e diturisë, në shkollën fillore në Kralan, nga nesër fillohet me instalimet familjare nëpër lagje, pas përfundimit të fshatit Kralan, do të vazhdohet me punime edhe në fshatrat e tjera të Dushkajës.

Në fillim të vitit 2019, do të vazhdohet edhe në Regjionin e Rekes së mirë.

Njoftim për Media

Datë: 30/10/2018

Njoftim lidhur me ndërprerjen e furnizimit me ujë në fshatin Bregdri.

Ju njoftojmë se KRU "Gjakova" SH.A. është duke implementuar projektin: "Ndrrimi i gypit shtytës te stacioni i pompimit në fshatin Bregdri dhe paisjeve përcjellëse në rezervuar", dhe nesër pritet të bëhet ndrrimi i pompave dhe pjesëve tjera përcjellëse dhe zëvendësimin me pompa të reja.

Njoftojmë konsumatorët e fshatit Zym dhe Karashengjergj, se do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë nga data: 31/10/2018 pasdite deri me datë: 02/11/2018 paradite.

Ky veprim po merret që të bëhet furnizimi më i mirë dhe më cilësor në atë zonë të shërbimit.

Kërkojmë mirëkuptim nga qytetarët e ketyre fshatrave dhe i faleminderojm për bashkëpunimin e deritanishëm.

KRU “Gjakova” SH.A - Gjakovë

Ka filluar projekti për përfundimin e punimeve

Sot me datë: 25.10.2018, ka filluar Projekti: Përfundimi i punimeve të ujësjellësit për 28 fshatra të Komunës së Gjakovës.

Projekti do të implementohet nga: Grupi i Opratorëve Ekonomik: Kosovo Water and Energy SH.P.K. & Joos Krasniqi - Bazë SH.P.K.

Projekti do të financohet nga: Qeveria e Kosovës, përfshirë Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Komunën e Gjakovës dhe KRU Gjakova.

Vlera financiare e projektit është: 2,173,820.84 €.

Uji do të jetë shumë cilësor sipas standardeve të kërkuara sipas IKSHPK, dhe do të përpunohet edhe përmes filtrave të shpejtë.

Kapaciteti shfrytëzues i ujit për të gjitha fshatrat, llogaritet të jetë: 40-50 l/sec, ndërsa ardhja minimale ka kapacitet prej 90-100 l/sec.

Pas rregullimit të kaptazhit dhe gypave shtytës nga bjeshka, punimet do të vazhdojnë nga fshati Batushë deri në Vogovë, përfshirë edhe Lugun e Carragojës deri në Mejë.

Në fazën e parë, kanë qenë të përfshira 12 fshatra, ndërsa tani janë të përfshira mbi 28 fshatra.

Punimet priten të përfundojnë në fund të muajit Tetor 2019.

Të nderuar konsumatorë

Ju njoftojmë që nga data 01 Nëntor 2018 në fshatrat Xërxe, Ratkoc, Gexhe, Malësi e Vogël, Vrajakë, Bratatinë, Rogovë, Muhadër, Pnish dhe Dejnë nuk do të ketë më arkëtime kesh tek inkasanti.

Konsumatorët e fshatrave të lartëcekura obligohen që faturat t’i paguajnë në pika të shitjes.

KRU “Gjakova” falenderon konsumatorët për mirëkuptim.