Foto nga takimi i mëngjesit

Foto nga takimi i mëngjesit që mban Drejtori Teknik me inxhinierët e Kompanisë. Këto takime mbahen çdo ditë për të bërë planifikimet ditore.

KRU Gjakova është me fat që ka punëtorë të zellshëm dhe shumë të përkushtuar.

Gjithmonë në shërbim të Konsumatorëve tanë.

Njoftim

KRU Gjakova është përfituese e projektit për zvogëlimin e humbjeve të ujit i cili projekt financohet nga Qeveria Zviceriane.

Ky projekt do të implementohet në Fshatin Rogovë dhe fshatrat e zonës së Becit. Për momentin punimet kanë filluar të ekzekutohen në fshatin Rugovë.

Me këtë projekt duhet të ndërrohen ujëmëtësat e konsumatorëve dhe valvulat para dhe prapa ujëmatësit.

Gjithashtu janë paraparë ekzekeutimi i pusetave kryesore dhe montimi i ujëmatësave kryesor digjital. Pasi që duhet të ndërrohen edhe valvulat, uji do të ndalet prej orës 9:00 të mëngjesit deri në ora 16:00 në zonën ku punohet.

Punimet do të kryhen në tri zona (zona 1, 2 dhe 4). Nga sot me datë 05/03/2019 punimet fillojnë në zonën nr. 1 (familjet Gërbiqi, Shala ejt) dhe pritet të përfundojnë për katër ditë. Pastaj do të vazhdojnë edhe në zonën nr. 2 dhe në zonën nr. 4. Zona nr. 2 janë familjet e minoritetit Romë dhe në zonën nr. 4 janë familjet (Berisha, Kryeziu, Hoti etj).

Faleminderit për mirëkuptim.

Takim me përfaqësuesit, u diskutua për Eliminimin e Ujërave të Ndotura

Sot është mbajtur një Takim me përfaqësuesit e firmës Konsulente SRP Schneider - Hidroing-DK, z.Reinhard Vogt dhe z.Skender Bublaku me të cilët është diskutuar për masat që do të ndërmerren në kuadër të projektit Eliminimi i Ujërave të Ndotura në Jugperëndim të Kosovës – Faza V, i cili financohet përmes një donacioni nga Banka Gjermane për Zhvillim - KfW.

Këto masa parashohin incizimin e kanalizimeve sanitare me kamerë me qark të mbyllur – CCTV, rezultatet e të cilave do të jenë bazë për punët rehabilituese në rrjetin e këtij kanalizimi.

Njoftim

Sot me datë: 04/03/2019

Ekipet e mirëmbajtjes së KRU Gjakova kanë rregulluar defektet në Rr. Migjeni në Gjakovë dhe në Shkollën Fillore në Lipovec dhe në Fshatin Pnish.

Ekipet tona nuk ndalen së punuari, duke qenë sa më afër konsumatorëve dhe për të ju ofruar shërbime sa më cilësore.

Më poshtë gjeni fotot gjatë rregullimit të defekteve.

Pensionohet punëtori Feim Mullaabazi

Feimi si punëtorë i KRU Gjakova njësia Rahovec ka dhënë kontribut të jashtëzakonshem për kompanin.

Gjatë kësaj ceremonie solide e cila ishte organizuar për të nga stafi i KRU Gjakova, u shpreh shumë falenderues për këto vite të bukura që kontriboj për kompanin dhe qytetarët.

Ne edhe një herë duam ta falenderojmë dhe urojmë Feimin për punën profesionale. Jetofsh gjatë dhe shpresojmë të kemi sa më shumë punëtorë të zellshëm si ju!

Njoftim

Në fshatin Bratotin-Vranjak në Komunen e Rahovecit janë rregulluar Pusetat për Kanalizim, afër shkollës së fshatit.

Ky investim është kryer nga Kompania Rajonale e Ujësjellsit "KRU Gjakova".

Njoftim

Njoftojmë konsumatorët e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Gjakova” SH. A. se duke u bazuar në Rregulloren Nr. 08/2018 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Rregullores Nr. 02/2016 për Standardet Minimale të Shërbimeve të Ujit në Kosovë, Nr. protokoli 278, hyrë në fuqi dt. 10.04.2018, sipas Nenit 9, paragrafit 4, pika 4.1 dhe pika 4.2 të cilët nga ofruesi i shërbimeve marrin vetëm shërbimet e ujërave të ndotura (nuk janë të lidhur në rrjetin e ujësjellësit të ofruesit të shërbimeve), por që furnizmi me ujë bëhet nga bunari, dhe ujërat e përdorura shkarkohen në rrjetin e kanalizimit, i cili është në menaxhimin dhe mirëmbajtjen e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Gjakova”, do të faturohen në bazë të një mostre përfaqësuese të matur të konsumatorëve të kategorisë së njejtë.

Ky vendim do të zbatohet nga Sektori i Shitjes, duke filluar nga dt: 01/03/2019.

KRU Gjakova së bashku me Komunën e Gjakovës

Sot me datë: 21.02.2019

KRU Gjakova së bashku me Komunën e Gjakovës po bashkë - investojnë në instalimin e gypit të ri të ujësjellësit në rrugën "Jakup Agushi" në Gjakovë.

Komuna e Gjakovës po e asfalton rrugën e lartëcekur, dhe ne së bashku me Komunën po investojmë në ndërrimin e gypit të asbestit.

Gypi që po vendoset është Ø 90 me gjatësi 170 metra.

Vlera totale është 2.480 Euro.

Njoftim

Nga Departamenti Teknik na njoftojnë se defekti që kishte ndodhur sot rreth ores 14:00 në gypin "fi" ø250 në fshatin Vraniq tani është rregulluar.

Njoftojmë të gjithë konsumatorët e fshatrave: Vraniq, Meqe, Doblibare, Bardosan dhe Rezin, se defekti është eleminuar në afat kohorë rekord falë angazhimit të ekipit të mirëmbajtjes.

Të gjithë konsumatorët e kësaj ane i falenderojmë për mirëkuptim, me respekt stafi i "KRU Gjakova".

Njoftim

Sot rreth ores 14:00 në fshatin Vraniq ka ndodhur një defekt në gypin “fi” ø250.

Ekipi i mirëmbajtjes ka dalur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka filluar me sanimin e defektit, shpresojmë që në afat kohorë prej 4 orëve ky defekt të rregullohet.

Fshatrat të cilat nuk kanë ujë janë: Vraniq, Meqe, Doblibare, Bardosan dhe Rezina.

Pritet që ky defekt të eleminohet sa më shpejt dhe të rikthehet furnizimi me ujë.

Faleminderit me respekt, “KRU Gjakova”.