Pensionohet punëtorja Shyhrete Xhepa.

Pensionohet punëtorja Shyhrete Xhepa.
Shyhretja si punëtore e KRU “Gjakova” punoi mese 37 vite si mirëmbajtëse e higjienës në Objektin e Stacionit të Filtrimit, duke u dalluar për urtësinë dhe përkushtimin e saj në punë.
Gjatë ceremonisë së pensionimit stafi i KRU “Gjakova” shprehën vetëm fjalë miradije dhe falënderimi për kontributin e saj dhe vitet e kaluara sëbashku
Ne edhe një herë duam ta falënderojmë dhe urojmë Shyhreten me rastin e pensionimit!
Jetofsh gjatë dhe shpresojmë të kemi sa më shumë punëtorë të zellshëm si ju!

Sot në Objektin Administrativ në Digë – Liqeni i “Radoniqit” në KRU “Gjakova”, po mbahet mbledhja e Bordit të Drejtorëve.

Sot në Objektin Administrativ në Digë – Liqeni i “Radoniqit” në KRU “Gjakova”, po mbahet mbledhja e Bordit të Drejtorëve.
Bordi i Drejtorëve të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Gjakova” përbëhet nga Urim Gashi- Kryesues i Bordit, Arianeta Nura- Anëtare e Bordit, Vildane Maloku- Anëtare e Bordit, po ashtu në takim merr pjesë Kryeshefi Ekzekutiv Hasan Krasniqi, Saranda Baruti- Sekretare e Kompanisë si dhe Sihana Asllani- UD. Kryezyrtare Financaire.
Ndër pikat kryesore që pritet të zhvillohen gjatë këtij takimi janë;
Raporti i mbledhjes së Komisionit të Auditimit, aprovimi i Raportit mujor të Kryeshefit Ekzekutiv Mars 2023 mbi zhvillimin e aktiviteteve afariste në KRU’Gjakova”sh.a-Gjakovë, aprovimi i Raportit tremujor TM1 Janar-Mars 2023 mbi zhvillimin e aktiviteteve afariste në KRU’Gjakova”, aprovimi i plotësim ndryshimit të Rregullores mbi Organizimin dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës si dhe çështje të tjera mbi fushë veprimtarinë dhe organizimin në KRU “Gjakova”.
KRU “Gjakova” SH.A.
02.05.2023.

Paguaj faturën e ujit në pikat e Postës së Kosovës

Paguaj faturën e ujit në pikat e Postës së Kosovës
Tashmë konsumatorët e KRU “Gjakova” faturën e ujit mund ta paguajnë në të gjitha pikat e Postës së Kosovës, pa provizion shtesë dhe borxhi shlyhet automatikisht nga sistemi i KRU”Gjakova” sh.a.
KRU “Gjakova” inkurajon konsumatorët në të gjithë zonën e shërbimit Gjakovë, Rahovec, Prizren që të shfrytëzojnë pikat e Postës së Kosovës, në #zyratpostare ju mund të paguani faturat e ujit të KRU “Gjakova” shpejt, sigurt dhe PA PROVIZION. Konsumatorët gjatë pagesës duhet të posedojnë faturën mujore që të verifikohet kodi i konsumatorit, pagesa juaj do procedohet në mënyrë automatike në sistemin e Ujësjellësit si dhe ky shërbim nuk përmban kosto shtesë.
KRU “Gjakova” falënderon të gjithë konsumatorët për bashkëpunimin duke kryer me rregull pagesën e faturave të ujit!

Urime Fitër Bajrami!

Urime Fitër Bajrami!

Të dashur qytetar të besimit islam, me fat Fitër Bajrami, paqe, harmoni dhe dashuri për ju dhe familjet tuaja!

Përzemërsishtë,
KRU “Gjakova” SH.A!

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” nënshkruan marrëveshje shërbimi me Postën e Kosovës.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” nënshkruan marrëveshje shërbimi me Postën e Kosovës.
Kryeshefi Ekzekutiv i KRU ” Gjakova” Hasan Krasniqi nënshkruajti ” Marrëveshje bashkëpunimi me Nora Rraci, Kryeshefe Ekzekutive e PK, “Mbi autorizimin e inkasimit të faturave të ujit” .
Me arritjen e kësaj marrëveshje tashmë konsumatorët e KRU “Gjakova” faturën e ujit mund ta paguajnë në të gjitha pikat e Postës së Kosovës, pa provizion shtesë dhe borxhi shlyhet automatikisht nga sistemi i KRU”Gjakova” sh.a.
Qëllimi i këtij takimi po ashtu ishte diskutim i mundësive efektive për bashkëpunim me theks të veçantë lehtësira dhe ofrim i shërbimeve sa më të mira për konsumatorët.
KRU “Gjakova” inkurajon konsumatorët në të gjithë zonën e shërbimit Gjakovë, Rahovec, Prizren që të shfrytëzojnë pikat e Postës së Kosovës për pagesën e faturës së ujit, pagesa juaj do procedohet në mënyrë automatike në sistemin e Ujësjellësit si dhe ky shërbim nuk përmban kosto shtesë.
KRU “Gjakova” falënderon të gjithë konsumatorët për bashkëpunimin duke kryer me rregull pagesën e faturave të ujit!

Rehabilitimi dhe ndërrimi i rrjetit në qytetin e Rahovecit

Në vazhdimësinë e punëve paralele në kuadër të bashkëpunimit të mirë që kemi me Komunën e Rahovecit po realizohen projekte të rëndësishme për këtë komunë si bashkëpunim me KRU “Gjakova”.
Në kuadër të Njësisë Operative Rahovec këto ditë po zhvillohen punime në ndërrimin e rrjetit nga Asbest Cement AC dhe është vendosur rrjeti i ri me Gypat DN 110 PE 16 bar me gjatësi ~l=110m’ në rrugën “Sheh Myhedini” në qytetin e Rahovecit. Ky projekt po realizohet nga KRU “Gjakova”- Njësia Operative Rahovec në bashkëpunim me Komunën e Rahovecit.
Bashkangjitur foto nga tereni.
Njësia Operative Rahovec.
KRU “Gjakova” SH.A.
20.03.2023.

Njoftim

Njoftim-Mos u kyçeni në Rrjetin e Ujësjellësit, pa autorizimin e KRU “Gjakova”.
Njoftojmë konsumatorët e K.R.U Gjakova Sh.A, se për tu kyçur në Rrjetin e Ujësjellësit dhe Kanalizimit duhet të paraqitën paraprakishtë në Zyrat e Ndërmarrjes KRU “Gjakova” për tu pajisur me autorizim përkatës. Në të kundërtën të gjitha kyçjet e pa autorizuara konsiderohen kyçje ilegale dhe do të ndëshkohen sipas rregullores nr. 14/2021 e cila ndryshon, plotëson rregulloren nr. 16/2016 për ndërprerje nga shërbimet e ujit në Kosovë nga Autoriteti Rregullativ i Ujërave (ARRU).
Konsumatorët të cilët në çfardo lloj forme kyçen në rrjetë pa autorizimin përkatës nga KRU “Gjakova” do të dënohen sipas rregullores si dhe do aplikohet masa ndëshkuese për rikthimin e humbjeve të ujit.
Ju faleminderit për mirëkuptim.
KRU”Gjakova” SH.A.
13.03.2023.

Urime 8 Marsi!

Stafi menaxherial i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Gjakova”, ju uron festën e 8 Marsit, simbol i sakrificës së vazhdueshme të grave për të drejta të barabarta në shoqëri.
KRU “Gjakova” në veçanti uron të gjitha zonjat dhe zonjushat e kompanisë sonë duke i falenderuar për përkushtimin dhe kontributin e dhënë!

Pensionohet inxhinieri Gazmend Dinarama.

Pensionohet inxhinieri Gazmend Dinarama.
Pas shume viteve pune të palodhëshme dhe me përkushtim në KRU “Gjakova”, udhëheqës i sektorit të Elektro Mekanikës, me 41 vite përvojë pune, u pensionua sot Gazmend Dinarama, inxhinier i diplomuar i elektro mekanikës.
Z.Gazmend Dinarama, si një udhëheqës profesional punoi e u angazhua me gjithë kapacitetin e tij që qytetarëve të iu ofrohen shërbime korrekte duke dhënë një kontribut të çmuar në fushën e elektrikës pranë KRU “Gjakova”.
I nderuar, z.Gazmend Dinarama ,urime ditëlindjen dhe e gëzofsh pensionimin, me respekt të veçantë nga stafi i KRU “Gjakova” SH.A.

Takim pune me përfaqësues nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Takim pune me përfaqësues nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.
Sot Kryeshefi Ekzekutiv i KRU “Gjakova” Hasan Krasniqi sëbashku me stafin profesional të Departamentit Teknik , mirëpritën në një takim pune përfaqësues nga MMPHI. Tema kryesore e takimit ishte realizimi i projektit të ministrisë “Zgjerimi i rrugës Nacionale N 9.1, segmenti Dollc – Gjakovë”, respektivishtë rregullimi i infrastrukturës nëntokësore përfshirë dhe infrastrukturën ujore.
Të pranishëm në takim ishin dhe përfaqësues nga Komuna e Gjakovës.
KRU “Gjakova” SH.A.
22.02.2023.