KRU Gjakova, sot feston vitin që po lëmë pas.

Një vit i jashtëzakonshëm dhe me të arritura të mëdha.

Të gjithë punëtorët i përshëndeti shkurtimisht Kryeshefi Ekzekutiv z.Ismet Ahmeti. Ai tha që bashkarisht ja kemi dalur që të mbërrijmë këtu ku jemi. I falenderoj punëtorët për angazhimin dhe ju uroj gjithë të mirat në vitin 2020.

Kryesuesi i bordit z.Fatos Koshi, në emër të bordit të drejtorëve, i uroj të gjithë për të arriturat dhe i uroj që edhe vitet tjera të jenë po kaq të suksesshme sa ky vit që lamë pas.

Fjalën e mori edhe drejtori i bordit z.Isuf Asllani, i cili i përmendi disa të arritura të kompanisë dhe i pëshëndeti dhe i uroj të pranishmit.

Më pas fjalën e mori Kastriot Zhaveli - Drejtor Financiar i Kompanisë i cili prezentoi treguesit e performancës së KRU Gjakova.

Pastaj Kryeshefi Ekzekutiv ndau mirënjohje për punëtorët e dalluar të Kompanisë për kontributin dhe angazhimin në punë gjatë vitit 2019.

Dhe në fund të gjithë së bashku panë dokumentarin për veprimtarinë sfidat dhe të arriturat e KRU Gjakova.

Nga KRU Gjakova - Urime të gjithëve ky vit i ri, shëndet e gëzime paqit gjithmonë.

Bashkëndjejmë me ty Shqipëri!

KRU Gjakova ndjen dhembje dhe pikëllim për motrat dhe vëllezërit shqiptarë të dëmtuar nga tërmeti që goditi Shqipërinë.

Ne i bashkohemi pikëllimit dhe dhembjes njerëzore për ata që humbën jetën dhe të afërmit nga kjo katastrofë natyrore.

KRU Gjakova solidarizohet dhe bashkëndjen duke mbajtur sytë dhe zemrën tek ata që e përjetuan këtë fatkeqësi.