Fshatrat Brovinë dhe Molliq nga sot do të furnizohen me ujë të pijës

Sot Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit "Gjakova" sh.a, ju shtuan dhe dy fshatra me furnizim me ujë të pijes bëhet fjalë për fshatrat Brovinë dhe Molliq, të cilat i bashkohen projektit madhështorë ku për herë të parë sjellim ujin e pijes tek Banorët e Rekës së Keqe dhe Lugut të Çarragojes.

Afërsisht 20 mijë banorë të Rekës së Keqe tashmë janë kyçur në rrjetin tonë të ujësjellësit duke u furnizuar 24/7 me nivelin më të lartë cilësorë të ujit që rrjedh nga Bjeshkët e Babaj të Bokës.

Kompania KRU "Gjakova" në krye me Kryeshefin Ekzekutiv z. Ismet Ahmeti, falenderon të gjithë banorët e kësaj zone për bashkëpunimin e treguar gjatë kësaj kohe.

Kjo nuk është e tëra nga KRU "Gjakova", projektet madhore dhe furnizimi i banorëve me ujë të pijes janë prioritet kryesorë i kompanisë në përmbushjen e rolit prodhues duke rritur ç'do ditë e më shumë fushë veprimtarinë në furnizim me ujë të pijes.

Inspektim i rregullt i punimeve

Për një funksionim sa më të mirëfilltë të ujësjellësit, prodhimit si dhe shërbimeve ndaj konsumatorëve, të gjitha punët esenciale monitorohen dhe mbikqyren vazhdimisht nga Kryeshefi Ekzekutiv, antarë të bordit dhe zyrtarë të lartë të KRU "Gjakova"sh.a.

Sot Kryeshefi Ekzekutiv z.Ismet Ahmeti së bashku me drejtorin e shitjes z.Xhavit Hoxha si dhe antarin e bordit z.Isuf Asllani, vizituan Bjeshkët e Isniqit aty ku buron uji i jetës nga Bistrica e Deçanit nga ku furnizohet me ujë Liqeni i Radoniqit.

Nga ku ju njoftojmë se gjendja e akumullimit të Liqenit është në kuotat maksimale të mbushjes dhe furnizimi me ujë të pijes vazhdon proporcionalisht në të gjithë hapsirën përgjegjëse të KRU"Gjakova".

Ne kujdesemi që ju të keni ujë të bollshëm dhe cilsorë, ndërsa ju kujdesuni në shfrytëzimin racional të ujit dhe pagesa të rregullta.

Analizimi i ujit të pijës

Një nga objektivat e mbikqyerjes nga laboratorët e akredituar të KRU "Gjakova" sh.a është dhe sigurimi i kualitetit të ujit në rrjetin shpërndarës. Kësaj mbikqyerje i paraprin procedura e mostrimit, e më pastaj ajo e testimit dhe analizimit të mostrave sipas metodave standarde të akreditimit të laboratorëve.

Procesi i mostrimit përveç se bëhet në Impiantin e Trajtimit të Ujit gjatë 24 orëve në të gjitha fazat e trajtimit të ujit, ky proces kryhet edhe në mbi 100 pika mostrimi të rrjetit shpërndarës, që furnizohen me ujë nga ky impiant, duke përfshirë komunën e Gjakovës, Rahovecit dhe një pjesë të komunës së Prizrenit, po ashtu dhe ujërat e disa burimeve në këto komuna. Numri i këtyre pikave është proporcional me numrin e konsumatorëve.

Testimet më të rëndësishme që përdoren në mbikqyerjen e cilësisë së ujit janë:

-Mostrimet mikrobiologjike (hetimi i kualitetit të ujit përmes indikatorëve bakteriologjikë).

-Mostrimet për kualitetin fizik të ujit (temperatura, era, ngjyra, shija, turbiditeti, konduktiviteti, ph, etj).

-Mostrimet për hulumtimin e kualitetit kimik të ujit të pijes (klori i lirë, amoniaku, nitratet, nitritet, hekuri, mangani, alumini, kloridet etj).

Vlen të theksohet se edhe në ditët që kaluam dhe po kalon vendi ynë, kontrolli dhe monitorimi i cilësisë së ujit nuk ka munguar, puna jonë ka vijuar normalishtë duke sjellur ujë të pastër dhe cilësorë në krojet tuaja, gjithmonë duke respektuar rekomandimet nga IKSHP.

Po bëhet dezinfektimi dhe pastrimi i të gjitha hapësirave

Si institucion i cili e ka të domosdoshëm të vazhdojë punën dhe prodhimin.

Edhe në këto orë të vona në KRU "Gjakova" sh.a, po bëhet dezinfektimi dhe pastrimi i të gjitha hapësirave punuese duke respektuar masat e rekomanduara nga IKSHP, kundër përhapjes së Covid-19.

Paguaj përmes llogarive Bankare

Të nderuar konsumatorë të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit "Gjakova" sh.a, fillimishtë ju falenderojmë për bashkëpunimin e treguar në kryerjen e pagesave ndaj shërbimeve të ujësjellësit.

Secila pagesë e juaja ndikon në shërbime dhe prodhimtarinë tonë punuese, vetëm e vetëm që ju të keni ujë të mjaftueshëm.

Me kërkes të disa prej konsumatorëve në vazhdim ju bashkangjesim, llogaritë bankare të KRU "Gjakova" ku ju mund të kryeni pagesat tuaja kundrejt ujit të shpenzuar.

-Raiffaisen Bank: 1505001000871728
-NLB Banka: 1704001011052404
-PCB Banka: 114001058900018
-Banka Ekonomike: 1402000001750688
-TEB Banka: 2018000002722674
-BPB Banka: 1306001500002065
-BKT Banka: 1930904868041195

Gjithashtu vazhdojnë punën me orarë të rregullt të gjitha pikat tona arkëtuese si dhe portoarkat mobile të cilat janë sëbashku me lexuesit në teren duke ju mundësuar lehtësira në qasjen për pagesa.

Duke kryer obligimet tuaja, na ndihmoni t'ju shërbejmë gjithnjë e më mirë në furnizim me ujë të pijes.

Njoftim

Ekipet e mirëmbajtjes së KRU "Gjakova" sh.a të të gjitha njësive si, Gjakovë, Rahovec dhe Prizren, edhe në këto ditë janë duke treguar një angazhim dhe përkushtim të veçantë.

Në këtë kohë pandemie, së bashku me shumë ekipe të tjera shtetërore të cilat ndodhen në vijen e parë të frontit në luftë me Covid-19, poashtu dhe ekipet e mirëmbajtjes së KRU "Gjakova" janë gjithmonë në teren përfshirë ktu edhe vikendin, duke punuar në eleminimin e defekteve në kohë rekord, që konsumatorët tanë të mos e vuajnë për asnjë moment mungesën e ujit të pijes.

Njoftim

Kompania Rajonale e Ujësjellësit "Gjakova" sh.a, njoftonë konsumatorët se kemi filluar me shpërndarjen e fakturave të ujit sa i përket faturimit të shpenzimit për muajin Mars 2020.
Shpërndarja e fakturave është duke u bërë nga lexuesit tanë në adresat tuaja ku njëkohësisht bëhet dhe leximi i ujëmatësve.

Pagesat kundrejt ujit të shpenzuar mund ti kryeni në të gjitha pikat tona arkëtuese të cilat janë duke punuar me orarë të rregullt.
Ndërsa banorët e zonave rurale pagesat mbi faturimin e ujit të shpenzuar mund ti bëjnë edhe në portoarkat mobile të cilat ndodhen përkrahë lexuesve në teren.

E njejta vlenë për gjithë zonën ku KRU "Gjakova" është përgjegjëse si, Gjakovë, Rahovec dhe Prizren.

Faleminderit për bashkëpunimin tuaj!
KRU "Gjakova" sh.a.
02.Prill.2020.

Njoftim

Të nderuar konsumatorë, duke u bazuar në ndryshimin e Vendimit të Qeverisë së Kosovës sa i përket orarit të lëvizjes së lirë, ju njoftojmë se të gjitha pikat e shitjes së KRU "Gjakova" sh.a, do jenë të hapura me orar të rregullt nga ora 08:00-16:00, e njejta vlenë për gjithë zonën tonë operative Gjakovë, Rahovec dhe Prizren.

Duke qenë të vetëdijshëm për rëndësinë e përdorimit të ujit sidomos në këtë periudhë pandemie, Kompania Rajonale e Ujësjellësit "Gjakova", është duke punuar më të gjitha masat e shtuara operative që të iu furnizojmë 24/7 me ujë dhe shërbime cilësore.

Nga konsumatorët kërkojmë që të kryejnë pagesat obligative kundrejtë ujit të shpenzuar. Ftojmë të bëni pagesat për arsyje të mos grumbullimit të borxhit, si dhe stabilitetit financiar të kompanisë duke qenë se operojmë si kompani vetëfinancuese dhe pagesat e juaja kontribuojnë drejtë për drejtë në shërbime të cilat ofrojmë dhe efikasitetin e prodhimit.

Respektoni masat e Ministrisë së Shëndetsisë në kujdesin e shtuar social dhe paisjen me masat mbrojtëse të gjithë ju që vizitoni pikat tona për të kryer shërbime.

KRU "Gjakova" në ç'do kohë pranë konsumatorëve.