Apel për konsumatorët që të mos e keqpërdorin ujin

Gjatë stinës së verës rritet përdorimi i ujit të pijshëm por edhe keqpërdorimi i tij.

Andaj me qëllim të furnizimit me sasi të mjaftueshme dhe të barabartë për të gjithë konsumatorët kompania rajonale e ujësjellësit Gjakova apelon që të racionalizojnë shpenzimin e ujit të pijes nga rrjeti i ujësjellësit me qëllim të furnizimit në sasi të nevojshme dhe shpërndarjes së barabartë për të gjithë konsumatorët në këtë periudhë të verës dhe që konsumatorët në pika më të larta të mund të furnizohen rregullisht me ujë të pijes nga KRU Gjakova në apelojmë që të gjithë këta konsumatorë që të racionalizojnë shpenzimin e ujit të pijes nga rrjeti i ujësjellësit.

Ne me theks të veçantë duhet të njoftojmë konsumatorët e zonës së Cermianit, të Hoqës së Madhe, të Opterushës, të Damian 3, të Drenocit, që kohët e fundit janë ngritur disa shqetësime për shpenzim enorm të ujit në këto zona, tha Kaltrina Rudi-Nikoliqi, zëdhënëse e KRU Gjakova. Rudi-Nikoliqi tha se ekipet përgjegjëse janë mobilizuar dhe po bëjnë inspektimin e gjendjes në terren.

Njoftojmë konsumatorët që janë në fuqi ndalesat për keqpërdorimin e ujit të pijes dhe veçanërisht në këtë stinën e verës që gjatë periudhës së emergjencës dhe për shkak të thatësirës duhet respektuar aplikimi i ndalesave të përdorimit të ujit të pijes nga rrjeti i ujësjellësit për ujitjen e arave, spërkatjen e paautorizuar të rrugëve dhe trotuareve, ujitjen e kopshteve, autolarje dhe çfarëdo shfrytëzimi jo i domosdoshëm, tha ajo.

Për mosrespektimin ndaj këtyre ndalesave, personat që identifikohen duke keqpërdorur ujin e pijes nga rrjeti i ujësjellësit do të pasojnë gjobat e parapara sipas akteve ligjore. /KosovaPress/